18/12/2024
PËRFUNDUAN GARAT NË PING_PONG NE KOMUNËN E PRISHTINËS
Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor e Prishtinës, me datë 17 dhe 18 dhjetor zhvilloi garat komunale në Ping Pong për SHFMU dhe SHML në të dyja konkurrencat.
Shkollat fituese do ta përfaqësojnë komunën e Prishtinës ne gara regjionale ditët në vijim
Garat u zhvilluan në ambientet e gjimnazit Sami Frashëri dhe SHFMU “Elena Gjika” me çrast falënderojmë drejtoret si dhe mësimdhënësit e edukatës fizike për gatishmërinë për të mbështetur sportin shkollor si dhe për përkrahjne e vazhdueshme në mbarëvajtje të garave.
Rezultatet e garave:
PING PONG
- Konkurrenca e meshkujve
SHFMU
- Vendi i parë – Shkolla “Ismail Qemali”
- Vendi i dytë – Shkolla “Meto Bajraktari”
SHML
- Vendi parë – Gjimnazi “Sami Frashëri”
- Vendi i dytë – Qendra e kompetencës “ Shtjefën Gjeqovi”
o Konkurrenca e femrave
SHFMU
- Vendi i parë – Shkolla “Meto Barjaktari ”
- Vendi i dytë – Shkolla ASK (American Schoole of Kosovo)
SHML
- Vendi parë – Gjimnazi “Sami Frashëri”
- Vendi i dytë – “ASK (American Schoole of Kosovo)