03/06/2026
Pa koment!
Unë kam shoqëru shumë grupe gjithë këto vite. Tani më ka humbë edhe numërimi. Por njëri ndër ta është një në Egjipt në shtator 2021. Me këtë grup akoma shkruhemi ne whats up në chatin tonë, najher edhe takohemi.
na kishte premtu një përmbledhje të udhëtimit tonë, por që se bëri kurrë.
Ja që sot na befasoi. Na çoi këtë video dhe na ktheu të gjithëve mbrapa. Mua më kujtoi kohën kur sapo kisha hapur agjensinë në kohë pandemie dhe po përpiqesha t'i jipja formë.
U bënë ca vite... dhjetëra shtete, qindra udhëtime, mijëra njerëz të njoftuar. Por vetëm NJË motiv për të vazhduar: dashuria për punën që bëj.
Faleminderit Alban për këtë kujtim!
Sapo e pashë tani teksa jam në Japoni, kur ora ka kaluar 00:00 e paskam ecur mbi 22.000 hapa... akoma me pasionin e njëjtë për udhëtimet, akoma me dëshirën e njëjtë për të shoqëruar grupe nëpër botë.