Trafiku Urban Prishtinë

Trafiku Urban Prishtinë Të kontribuojmë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke ofruar shërbime përmes transportit publik

04/06/2026

🚌 ZGJEROHET LINJA 15

Nga nesër, transporti publik do të zgjerohet edhe deri në 📍Qafën e Prapashticës, duke përmirësuar qasjen dhe lëvizjen për banorët e kësaj zone.

Ky zgjerim i Linjës 15 mundëson lidhje më të mirë të fshatrave të Gollakut me Prishtinën dhe lehtëson qarkullimin e përditshëm të qytetarëve.

📍 Destinacionet:
• Prapashticë
• Qafa e Prapashticës
• Gllogovicë
• Hajkobillë

🚌 Pikënisja:
Stacioni te Xhamia e Llapit
Ftojmë qytetarët ta shfrytëzojnë transportin publik sipas orarit zyrtar të NPK “Trafiku Urban”.

Drejtoria e Mobilitetit
Pellumb Bajqinovci

27/05/2026
Sot, pas shumë viteve pune dhe përkushtimi të vazhdueshëm në ndërmarrje, përcjellim në pension kolegun tonë të nderuar, ...
19/05/2026

Sot, pas shumë viteve pune dhe përkushtimi të vazhdueshëm në ndërmarrje, përcjellim në pension kolegun tonë të nderuar, Isa Selmani.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, Isa ka qenë një shembull i korrektësisë, profesionalizmit dhe respektit ndaj kolegëve dhe punës. Kontributi i tij ka lënë gjurmë të vlefshme në ekipin tonë dhe do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së ndërmarrjes sonë.

Në emër të gjithë stafit, e falënderojmë për angazhimin, bashkëpunimin dhe energjinë pozitive që ka dhënë ndër vite.

I urojmë pensionim të shëndetshëm, të qetë dhe të lumtur, pranë familjes dhe njerëzve të dashur.

Faleminderit për gjithçka, Isa!

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, në autobusët e Trafikut Urban kemi shfaqur një mesazh për ndërgjegjësimin rreth auti...
02/04/2026

Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, në autobusët e Trafikut Urban kemi shfaqur një mesazh për ndërgjegjësimin rreth autizmit 💙
Ky është një hap i rëndësishëm drejt një shoqërie më të informuar dhe më gjithëpërfshirëse. Mesazhe të tilla na kujtojnë se personat me autizëm meritojnë mirëkuptim, respekt dhe mbështetje nga të gjithë ne.
Le të vazhdojmë të përhapim ndërgjegjësim dhe pozitivitet çdo ditë!

31/03/2026

Njoftim

Njoftojmë qytetarët se, për shkak të bllokimit të disa rrugëve, gjatë mbrëmjes së sotme mund të ketë vonesa dhe devijime të përkohshme në qarkullimin e linjave të autobusëve, në përputhje me rregullimin e trafikut nga organet e rendit.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe i urojmë Kombëtares sonë suksese në ndeshjen e sontme kualifikuese!

NjoftimJu informojmë se, me rastin e zhvillimit të ndeshjes së futbollit Kosovë – Turqi dhe për shkak të rritjes së kërk...
30/03/2026

Njoftim
Ju informojmë se, me rastin e zhvillimit të ndeshjes së futbollit Kosovë – Turqi dhe për shkak të rritjes së kërkesës për qarkullim, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, më datat 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas.
Nisjet do të realizohen çdo një orë nga ANP dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 24:00.

NJOFTIMNga data 1 mars 2026, kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e NPK “Trafiku Urban” do të lejohen të udhëtoj...
24/02/2026

NJOFTIM

Nga data 1 mars 2026, kategoritë e liruara nga pagesa në autobusët e NPK “Trafiku Urban” do të lejohen të udhëtojnë falas vetëm përmes Kuletës Digjitale.

Kategoritë e liruara janë:

• Fëmijët deri në moshën 7 vjeç;
• Personat me aftësi të kufizuara;
• Rastet Sociale;
• Veteranët me status “Veteran i Luftës së UÇK-së”;
• Invalidët e luftës së UÇK-së;
• Familjarët e dëshmorëve dhe të të zhdukurve të luftës së UÇK-së;
• Pensionistët e Komunës së Prishtinës;
• Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK);
• Policia e Kosovës;
• Zjarrfikësit;
• Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës;
• Stafi shëndetësor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve komunale shëndetësore të Kryeqytetit (niveli lokal);
• Stafi mësimor, administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve komunale arsimore të Kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore (niveli lokal);
• Të gjithë punonjësit e administratës komunale të Kryeqytetit;
• Të gjithë studentët e Kryeqytetit.
Sqarime:

1. Për të përfituar nga kategoria e liruar, duhet të krijoni llogari në Kuletën Digjitale dhe të ngarkoni dëshmitë e nevojshme (letërnjoftimin, një fotografi dhe vërtetimin/dëshminë nga institucioni relevant).
2. Personat mbi moshën 65 vjeç (pensionistët) lirohen me kartë identiteti (letërnjoftim).
3. Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prishtinës lirohen përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.
4. Rastet sociale lirohen me vërtetim zyrtar nga Qendra për Punë Sociale, i cili konfirmon statusin si përfitues i asistencës sociale. Kjo kategori lirohet përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.
5. Personat me aftësi të kufizuara lirohen me dëshmi zyrtare përkatëse (certifikatë ose vendim nga komisioni kompetent mjekësor apo organi përkatës), që vërteton statusin e personit me aftësi të kufizuara. Kjo kategori lirohet përmes Kuletës Digjitale ose përmes kartelave fizike – siç sqarohet në pikën 6.
6. Personat që nuk posedojnë telefon apo pajisje të tjera dhe kanë nevojë për kartelë fizike mund të aplikojnë në linkun: https://kd.pbc.group/ticket dhe brenda afatit prej 7 ditësh do të pajisen me kartelë fizike.
7. Kuleta Digjitale dhe kartelat fizike mund të mbushen përmes kartelës bankare direkt në aplikacion ose në pikat e sh*tjes së biletave të Trafikut Urban, të cilat mund t’i gjeni:
• Kioska me logo “Trafiku Urban”, pas Objektit të Komunës (tek “Plepat”):

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00

• Kioska me logo “Trafiku Urban”, në lagjen “Kodra e Diellit”, tek “Banesat e Bardha”:

E hënë – E premte: 07:00 – 21:00

E shtunë: 07:00 – 14:00

• Kioska me logo “Trafiku Urban”, në Bulevardin “Bill Kllinton” (afër nënkalimit):

E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00

E diel: 08:00 – 16:00.

🔴Për informata shtesë apo në rast të problemeve teknike me Kuletën Digjitale, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 048166188 ,ku do të marrin mbështetje dhe udhëzime të nevojshme.🔴

Address

Rruga Tahir Zajmi, Nr. 43
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38345101122

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Trafiku Urban Prishtinë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Trafiku Urban Prishtinë:

Share

Category