Emri i qytetit Skelë të Vlorës së lashtë e gjejmë të përmendur në shek e II p.e.s nga shkrimtari Likani dhe nga gjeografi Aleksandrin Ptolemeu. Në shekullin e IV të e.s Aulona përmendet në listen e qyteteve bregdetare si porti më i rendësishëm, me detari të zhvilluar, dhe tregëtonte vaj ulliri, ullinj, krip, lendë drusore etj. Porti i Vlorës ishte gjithashtu nje urë lidhse me vendet e tjera të
Europës. Në shek e XVII-XVIII Vlora ishte një nga limanet më të rendësishme të Shqipërisë së jugut, pas Prevezës, pasi gjiri i saj i siguronte anijeve mbrojtje nga stuhitë. Në Skelë të Vlorës ishin ndërtuar depo të mëdha për grumbullimin e prodhimeve bujqësore dhe blektorale të fshatarësisë, ku përfshiheshin zonat e Beratit , Gjirokastrës dhe Myzeqesë. Ky qytet zhvillonte tregtinë me Triesten, Venedikun, Korfuzin, Stambollin ,Izmirin ,Manastirin, Maltën dhe Qipron. Vlora shtrihet në pjesen jugore të Shqperisë dhe laget nga deti Adriatik dhe deti Jon. Ajo është e lidhur me qendra të tjera të Shqipërisë, duke i shërbyer transportit të mallrave si dhe të udhëtarëve. Porti i Vlorës është porti i dytë i Shqipërisë i radhitur pas Portit të Durrsit përsa i takon madhësisë dhe kapacitetit. Eshtë porti më i madh i jugut dhe u shërben të gjitha qendrave jugore të Shqiperisë dhe në shumë raste dhe ngarkesave tranzit në thellësi të Ballkanit, Kosovës, Maqedonis etj.. Shoqëria e Portit Detar Vlorë ushtron aktivitetin ekonomiko administrativ si shoqëri aksionere me pronar të vetëm shtetin. Porti i Vlorës është ndërtuar në gjirin e Vlorës dhe ka një siperfaqe totale prej 10.5ha, me akuarium 5ha. Eshtë një port i hapur me 2 kalata kryesore ku përpunohen anije tregtare dhe tragete. Jashtë sistemit të koordinatave në radë mund të sigurohet një ankorim i sigurt dhe një vend që i mbron anijet falë vetë pozicionit gjeografik që ka Gjiri i Vlorës. Nuk ka rryma uji, as batica as zbatica të forta që mund të ndikojnë lundrimin. Porti i Vlorës e shtrin aktivitetin e vet përpunues në 2 kalata:
-Kalata Lindore
-Kalata Perëndimore
Në Kalatën Lindore përpunohen vetëm anije tregtare, ajo ka një gjatësi 339m dhe mund të përpunohen anije me peshë deri në 6.000 Ton dhe thellësi 10.5m. Në Kalatën Perëndimore deri para disa vitesh përpunoheshin anijet tregtare dhe tragete ku ishin të instaluar dhe 2 vinxha portual me kapacitet 5ton secili. Sot funksionin vetëm si kalatë për tragetet. Ajo ka një gjatësi 322 m ku mund të përpunohen 3 tragete. Në këtë kalatë mund të kryet dhe furnizimi me ujë i anijeve. Porti i Vlorës ka në dispozicion të klientëve sheshe dhe magazina për depositimin tranzit, të cilat jepen me qera në dispozicion të një përpunimi sa më të efektshëm për shkarkimin e mallrave. Magazina të mbyllura janë 2.100m2 , sheshe depozitimi janë 9.000m2 , të cilat kundrejt një çmimi me leverdi janë shumë të kërkuara. Në kushtet kur tarifa e përpunimit të mallrave janë të liberalizuara, i vetmi qëllim i yni është që të aplikojmë të tilla tarifa për të siguruar të ardhura të mjaftueshme për një zhvillim normal të aktivitetit ekonomik dhe nga ana tjetër klienti të ndiehet i mirëpritur si me tarifë dhe me cilesinë e shërbimit.