Nënë Tereza - Tirana International Airport

Nënë Tereza - Tirana International Airport Aeroporti Nënë Tereza (më para: Aeroporti i Rinasit) në Rinas është aeroporti i kryeqytetit dh Autobusi është i parkuar në Tiranë pranë Muzeumit Kombëtar.

Aeroporti Nënë Tereza (më para: Aeroporti i Rinasit) në Rinas është aeroporti i kryeqytetit dhe njëkohësisht i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera jo evropiane. Vendndodhja dhe trafiku
Aeroporti gjendet rreth 18 km në veri

perëndim të qendrës së kryeqytetit, si dhe rreth 7 km nga kryqëzimi i rrugës automoblistike që lidh Tiranën me qytetin bregdetar të Durrësit. Nuk ekziston akoma një linjë hekurudhore direkte, që të mundësojë transportimin e pasagjerëve deri në aeroport. Rruga ekzistuese pranë aeroportit është rikonstruktuar dhe është e ndricuar teresisht. Është bere ndertimi i rrugës se re hyrese per ne Aeroport nga qafa e Kasharit me gjatesi 7 km, gjë e cil është bere qe ne prill te vitit mars te vitit 2006 dhe ka lehtesuar ndjeshëm fluksin e madh të pasagjerëve, duke përmirësuar njëkohësisht dhe shërbimin ndaj tyre. Koha normale e udhëtimit nga qendra e kryeqytetit deri në Aeroportin Nënë Tereza zgjat rreth 20 deri në 30 minuta. Si shkohet
Tirana International Airport Nënë Tereza ofron një gamë të limituar, por efektive shërbimesh të transportit rrugor. Udhëtarët mund të zgjedhin ndërmjet mjeteve të mëposhtme të transportit:

Taksitë e Aeroportit

Rruga më e shpejtë për të arritur në TIA është me taksi. Shërbimet e taksive mundësohen në të gjithe qytetet e Shqipërisë dhe në të gjitha zonat e banuara, me shërbim telefonik. Udhëtimi nga Tirana për në aeroport zgjat 20-25 minuta, duke konsideruar trafikun, dhe kushton 2000 LEK ose (17 EUR) për rrugë (një drejtim). Shërbimi i taksive në aeroportin e Tiranës sigurohet nga kompania ATE-x. www.atex.al është websit-i i cili u ofron pasagjerëve mundësinë e rezervimit paraprak të taksive, online. Kompania ATE-x është e specializuar në lëvizjen me taksitë e aeroportit në/nga Tirana, e më tej në të gjithë qytetet e Shqipërisë për individë dhe grupe individësh, duke theksuar mirësjelljen, profesionalizmin dhe përkushtimin personal me çmime të favorshme. 24 orë në ditë. 7 ditë në javë. Shënim:Rekomandohet që pasagjerët të përdorin vetëm taksitë e licensuara nga aeroporti, të cilat janë me ngjyrë të verdhë dhe logon ATEx të kuqe në të dyja anët e automjeteve taksi. Në aeroport këto automjete taksi parkojnë në zonën përballë terminalit dhe pranë zonës së pick-up-it të terminalit. Me Automjet

Tirana International Airport ndodhet 17 km larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, dhe mund të arrihet lehtësisht nëpërmjet autostradës Tiranë - Durrës, në një rrugë me 4 korsi, që lidh këto dy qytete kryesore të Shqipërisë. Me Autobuz Për t’u shërbyer pasagjerëve është vendosur një linjë autobusi që ofron shërbim nga ora 6 e mëngjesit deri në 6 pasdite e quajtur Rinas Express, e cila udhëton nga Tirana në Aeroport e kthim çdo një orë. Bileta kushton 250 Lek vetëm vajtje. Historia
Aeroporti i Rinasit, sot i quajtur Tirana International Airport "Nënë Tereza" është ndërtuar gjatë periudhës kohore 1955 -1957. Aeroflot, Jat, Malev, Tarom dhe Interflug, ishin kompanitë ajrore që operonin në Shqipëri deri në vitin 1960. Trafiku arrinte deri në dy fluturime në ditë. Mbas vitit 1960 deri në vitin 1978, shoqëri të shumta ajrore ndërprenë operimet e tyre në Shqipëri, për shkak të izolimit politik të vendit mbas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik, i cili solli si rezultat një ulje të numrit të pasagjerëve dhe fluturimeve. Gjatë periudhës 1965-1974 u kryen dhe u zbatuan disa përmirësime të shërbimeve në aeroport. Gjatë viteve 1980 dhe 1990, si rezultat i zhvillimit të përgjithshëm teknologjik në fushën e aviacionit civil në të gjithë botën, edhe Shqipëria ndërmori një sërë përmirësimesh të shërbimeve të aeroportit në mënyrë që të përshtateshin me standardet e kërkuara ndërkombëtare. Si rezultat i ndryshimeve politike në Europën Lindore, u rritën në mënyrë të konsiderueshme kontaktet e zyrtarëve qeveritarë me vendet perëndimore. Si rrjedhojë e ndryshimeve politike dhe sociale në Shqipëri gjatë viteve 1992 - 2000, u rrit numri i fluturimeve dhe kompanive ajrore që operonin në Shqipëri. Duke u ballafaquar me nevojat për zhvillim të mëtejshëm të Tirana International Airport "Nënë Tereza", Këshilli i Ministrave vendosi të shpallë për investitorët ndërkombëtarë ndërtimin e një terminali të ri dhe shërbimeve të tjera, si dhe operimin e aeroportit. Procedurat konkurruese u mbyllën në fund të vitit 2003 dhe në datën 23 Prill 2005 Tirana International Airport (TIA, konsorciumi i përbërë nga HOCHTIEF AirPort GmbH, Deutsche Investitions- und Entwicklungsgesellschaft bmH (DEG) dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN)) filloi operimet tek Tirana International Airport "Nënë Tereza". Kapaciteti dhe Siguria
Veprimtaria operacionale ne Aeroportin Nënë Tereza është e manaxhuar nga Departamenti i Sherbimeve Aeroportuale, i cili garanton infrastrukturën e nevojshme për të gjithe perdoruesit apo nënkontraktorët në shërbim të sigurisë dhe të performances profesionale ndaj pasagjerëve

Infrastruktura
Kane filluar germimet për ndërtimin e një jë terminali i ri pasagjerësh, punimet e së cilit i ka marrë përsipër konsorciumi ndërkombëtar Tirana Airport Partners, me në krye kompaninë gjermane Hochtief, e cila ka një përvojë shumëvjeçare për ndërtimin e aeroporteve. Vendet e fluturimit
Ancona/Ankona (AOI)
Antalya/Antalja (AYT)
Athens/Athinë (ATH)
Bari (BRI)
Bergamo (BGY)
Bologna/Bolonja (BLQ)
Bonn/Cologne
Bon/Kolonjë (CGN)
Budapest (BUD)
Chania/Hanja (CHQ)
Cuneo/Kuneo (CUF)
Florence/Firence (FLR)
Forli (FRL)
Frankfurt/Frankfurt (FRA)
Genoa/Xhenova (GOA)
Istanbul/Stamboll (IST)
Kalamata (KLX)
Liege/Ljezh (LGG)
Ljubljana (LJU)
London/Londër (LGW)
London/Londër (STN)
Milan/Milano (MXP)
Munich/Mynih (MUC)
Parma (PMF)
Patrasso/Patraso (GPA)
Perugia/Peruxha (PEG)
Pisa/Piza (PSA)
Pristine/Prishtinë (PRN)
Pescara/Peskara (PSR)
Rimini (RMI)
Roma (FCO)
Sharm El Sheikh (SSH)
Sofia (SOF)
Stuttgart/Shtutgart (STR)
Treviso/Trevizo (TSF)
Trieste (TRS)
Turin/Torino (TRN)
Thessaloniki/Selanik (SKG)
Verona (VRN)
Vienna/Vjenë
Zakynthos/Zakintos (ZTH)
Zurich/Zyrih (ZRH)

21/10/2022
Arrihet marrëveshja, hapet Aeroporti i KukësitKontrata që i garantonte ekskluzivitetin e fluturimeve në gjithë Shqipërin...
01/04/2016

Arrihet marrëveshja, hapet Aeroporti i Kukësit

Kontrata që i garantonte ekskluzivitetin e fluturimeve në gjithë Shqipërinë kompanisë koncesionare që menaxhon Aeroportin e Rinasit, është ndryshuar. Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto njoftoi arritjen e marrëveshjes me kompaninë dhe hapjen për fluturime të Aeroportit të Kukësit, i cili prej disa vitesh ndodhej në pritje.

Në një konferencë për mediat me përfaqësues të kompanisë koncesionare të Rinasit, ministri i Transporteve Haxhinasto bëri me dije arritjen e marrëveshjes që zhbllokon fluturimet për qëllime civile .

“Është një ditë me mjaft rëndësi për aviacionin civil shqiptarë sepse do të vendosim në funksion Aeroportin e Kukësit”, deklaroi Haxhinasto, duke shtuar se kjo do të ndihmojë në ofrimin e tarifave dhe çmimeve më konkurruese në rajon.

E pranishme në konferencë ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Milva Konomi.

“Hapëm mundësinë për të patur lëvizje më të gjerë për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë, si në pjesën Veriore dhe në atë Jugore. Kjo është një nxitje për sektorin e turizmit dhe zhvillimit ekonomik të vendit, pasi siç tregojnë statistikat, çdo për çdo 15 vetë që vizitojnë vendin tonë kemi një të punësuar”, deklaroi ajo.

Nga ana e tij, ministri Haxhinasto deklaroi se në këmbim të hapjes së Aeroportit të Kukësit, kompanisë koncesionare të Rinasit i është zgjatur kontrata me dy vjet.

“Parimi i këtyre bisedimeve ka qenë që kompania të mos dëmtohej në planin e saj të biznesit, që do të thotë që çdo reduktim i numrit të pasagjerëve do të kompensohet me periudhën e zgjatjes koncesionare. Ne do të respektojmë koncesionarët në Shqipëri”, deklaroi ai.

Hapja e Aeroportit të Kukësit do të krijojë rreth 200 vende të reja pune, ndërkohë që Haxhinasto deklaroi se po bëhet studimi i mundësisë për hapjen e një aeroporti tjetër në Jug të vendit.

Që marrëveshja të hyjë në fuqi, duhet më parë të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe më pas në seancë plenare në Kuvend, që ministri Haxhinasto tha se do të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Ndërkohë nga ana tjetër burime të sigurta konfirmojnë se vetë koncesionari i Rinasit është në prag të sh*tjes së aksioneve tek një kompani kineze. I pyetur për këtë çështje Holger Linkëeiler, Kryetar i Këshillit Administrativ të TIA-s u shpreh se ka nje interes të tillë për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe se janë në fazë diskutimi. Ai deklaroi se do të njoftohen autoritetet shqiptare në rast të ndryshimit të aksionerëve, por aktualisht pronarët, të paktën nga ana juridike nuk kanë ndryshuar.
/ Top Channel

Frikë nga sulmet, masa të jashtëzakonshme dhe alarm “portokalli” në RinasTabela elektronike, që tregon se avioni i ngrit...
22/03/2016

Frikë nga sulmet, masa të jashtëzakonshme dhe alarm “portokalli” në Rinas

Tabela elektronike, që tregon se avioni i ngritur mëngjesin e së martës për në Bruksel u kthye në Tiranë nga udhëtimi i lënë përgjysmë, është shenja e dukshme e pasojave të sulmeve terroriste në Aeroportin e Zavendemit.

Ndërkohë, Policia në Aeroportin e Rinasit ka nisur kontrolle të rrepta dhe patrullime, jo vetëm me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por edhe me qen të stërvitur për zbulimin e lëndëve shpërthyese.

“Gatishmëria e nivelit të dytë tregon se shtohet numri i punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë në shërbim, shtohet numri i kontrolleve dhe masat e sigurisë. Janë pjesë e punës sonë policore”, tha Ermal Milori.

TCH: A do të kemi një gatishmëri më të përforcuar për të kaluar në gatishmërinë e nivelit të parë?

“Kjo varet gjithmonë nga informacionet apo nga situatat e ndryshme që do të na paraqiten”, shtoi më tej Ermal Milori, shef i Komisariatit të Rinasit.

Në një tjetër shenjë të zymtë të situatës pas sulmeve terroriste, agjencia që ofron fluturime të drejtpërdrejta për në Bruksel dhe në Paris ka ulur qepenat. Kontrollet tashmë nuk janë më të zakonshme në Rinas, ndërsa frika reflektohet edhe tek ata që presin të udhëtojnë.

“Frikë e madhe është me këto që po dëgjojmë. Megjithatë, nuk u vonuam gjatë kontrolleve”, thotë një udhëtar.

“Puna të bën të shohësh me bishtin e syrit, sepse kjo ngjarje nuk është e vogël. Është e tmerrshme të shohësh gjithë ata viktima të pafajshme, që humbin jetën për hiç gjë”, thotë një tjetër qytetar.

/ Top Channel

Address

Rruga E Aeroportit
Tirana
01000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Nënë Tereza - Tirana International Airport posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Nënë Tereza - Tirana International Airport:

Share