12/03/2026
Kur nisëm këtë rrugëtim vite më parë, shumë pak njerëz besonin se vizioni ynë mund të bëhej realitet. Ideja që siguria në plazh dhe figura e vrojtuesit të plazhit të bëhej pjesë e pandashme e turizmit shqiptar dukej për shumëkënd e pamundur.
Kur filluam fushatën tonë për sigurinë në plazh dhe ngritjen e profesionit të vrojtuesit të plazhit, ne flisnim për një të ardhme ku 2000 të rinj do të trajnoheshin dhe do të punësoheshin. Në atë kohë, kjo shifër dukej e pabesueshme, sepse po nisnim nga zero vrojtues plazhi.
Sot, me shumë krenari mund të themi se është certifikuar vrojtuesi i plazhit me numër 2000.
Ky është një moment që na mbush me krenari, që na jep motivim për të vazhduar edhe më fort dhe që dëshmon se vizionet dhe idetë, kur shoqërohen me punë të palodhur dhe besim të vërtetë, mund të bëhen realitet.
Bëhu edhe ti Vrojtues Plazhi! 🏊