Alb Trans K Dea Sara Tours

Alb Trans K Dea Sara Tours Alb Trans K Thessaloniki Ofrojme, Bileta Avioni,Trageti,Autobuzi,ne te gjithe Globin,si dhe Paketa Turistike deri ne 33% ulje.

Nxitoni te prenotoni udhetimin tuaj ne menyren me te

Mirëmëngjes. Dëshirojmë tju informojmë se pika kufitare e Kakavisë punon normalisht.  Orari i punës është 7.00 me 19.00 ...
05/03/2021

Mirëmëngjes. Dëshirojmë tju informojmë se pika kufitare e Kakavisë punon normalisht. Orari i punës është 7.00 me 19.00
Nga pika kufitare e Kakavisë, lejohen të hyjnë në Greqi deri në 400 veta. Për të hyrë në Shqipëri nuk ka përkufizime personash.
Udhëtimet dhe dërgesat e porosive nga Top Lines vazhdojnë rregullisht. Nisja nga Selanik Athina Patras Larisa Lama çdo ditë në orën 08.00 dhe nga Tirana çdo ditë në orën 03.00
Për çdo informacione me zyrat e Alb Transk Dea Sara

Do të shkoni në Greqi? Ja kushtet që futen në fuqi nga data 1 marsQeveria greke vendosi që të shtrëngonte masat në pikat...
27/02/2021

Do të shkoni në Greqi?
Ja kushtet që futen në fuqi nga data 1 mars

Qeveria greke vendosi që të shtrëngonte masat në pikat kufitare, gjë që ka prekur edhe Shqipërinë në doganën e vetme funksionale për momentin, Kakavijën.
Nga data 1 mars në 06:00 të mëngjesit deri në 15 Mars në 06:00 në mëngjes në Kakavijë do të futen masat e reja në fuqi, që lejojnë kalimin e vetëm 400 qytetarëve në ditë, 300 më pak sesa është limiti deri tani.
Në këto pika do të ketë teste të shpejta për këdo që hyn duke përfshirë edhe shoferët e kamionëve të mallrave. Ata që rezultojnë pozitivë do të kthehen pas.
Të gjithë personat që do të futen në Greqi nga data 1 mars (me përjashtim të shoferëve) do të qëndrojnë jo 7, por 15 ditë në karantinë.

Cdo udhëtar që do hyj në Republikën e Greqisë, pavarsisht nënshtetësisë duhet të plotësojnë detyrimisht  PROTOKOLLIN E M...
22/02/2021

Cdo udhëtar që do hyj në Republikën e Greqisë, pavarsisht nënshtetësisë duhet të plotësojnë detyrimisht PROTOKOLLIN E MBËRRITJES NË GREQI, (Protocol for Arrivals in Greece -Passenger Locator Form PLF) ta printojnë dhe ta kenë me vete në pikat kufitare.

Kush duhte ta plotësoj

PROTOKOLLIN E MBËRRITJES NË GREQI, (Protocol for Arrivals in Greece -Passenger Locator Form PLF) është e detyruar ta plotësoj çdo person që hyjnë në Territorin Grek. Akoma dhe nënshtetasit me pasaportë Greke.

Vini re. Për personat që udhëtojnë VETËM me pasaportë shqiptare (90 ditorët ose turistët ) kufiri është i mbyllur pra nuk do lejohen të kalojnë në kufi, pavarsisht se plotësojnë këtë formë.

Si ta plotësoni formularin dhe çfar duhet të bëni kujdes

Formulari Passenger Locator Form (PLF) – plotësohet në mënyrë elektronike dhe e gjeni në adresën e internetit :

https://travel.gov.gr/ #/


Protokolli plotësohet RREPTËSISHT 24-48 ORË PËRPARA UDHËTIMIT
Në platformë plotësohen
Mënyra e udhëtimit (autobus, makine, tren, avjon etj)
Emri i firmës që udhëtoni, numri i sediljes etj
Pika doganore e hyrjes (Me ane toksore nga Shqipëria lejohet vetëm Kakavia dhe Kapshtica)
Të dhënat personale të udhëtarit (emër mbiemër, pasaporta etj)
Vëndi ku do qëndroj në Greqi
Kontakti i sigurisë (një person ku do qëndroj , adresa dhe telefoni i personit)
Mbasi të plotësohen kjo platformë, do ju vij një email që u regjistruat me sukses, dhe mbas disa orësh do ju vij nje konfirmim me kod. Ky kod quhet PLF Këtë konfirmim duhet ta printoni dhe ta keni me vete në pikën kufitare ku do ja dorëzoni policisë bashke me pasaportën.
Pa fletën e konfirmimit nuk do lejohet asnjeri të kaloj në territorin grek
PLF duhet të plotësohet për çdo lloj mënyre që udhëtoni, qoftë me makinën tuaj personale, qoftë me tren, qoftë me autobus qoftë me avjon
Të gjithë personat që udhëtojnë me Top Lines mund ti drejtohen agjensive tona në Shqipëri por edhe në Greqi për tu plotësuar formularin. Ky shërbim do ofrohet falas për të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë me Top Lines. Pasagjerët janë të lutur të kenë me vete të gjithë të dhënat e sakta të tyre të cilat janë

Pasaporta
Ditën e udhëtimit
Adresa ku do qëndrojnë në Greqi
Adrssa ku ka qëndruar në Shqipëri
Të dhënat e një kontakti në Greqi (emër mbiemër, adresë, numër telefoni, email nëse ekziston
Përgjegjës për të dhënat që do jepen janë pasagjerët.

Beginning July 1, 2020, the Greek government has determined how the country will welcome travellers, carry out the necessary diagnostic screening and keep everyone safe throughout the season.

22/02/2021

Greqia shtyn masat kufizuese për Shqiptarët deri me 8 Mars
Ministria e Mbrojtjes së Qytetarëve të Greqisë publikoj kufizimet që do jenë në fuqi deri me 8 Mars në kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19
Për sa i përket Shqipërisë dhe qytetarëve Shqiptar janë në fuqi këto masa
Kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë do vazhdoj të konsiderohet i mbyllur, dhe si pasoj nuk lejohet asnjë lidhje me linja taktike qoftë tokësore qoftë detare. Autobusët , mini van, makina me targa shqiptare dhe anije e kanë të ndaluar të hyjnë në Greqi. Lidhja ajrore bëhet vetëm mes aeroportit Nën Tereza dhe El. Venizelos
Ndalohet hyrja në Greqi e qytetarëve shqiptar që duan të vijnë në Greqi për arsye turistike apo vizite. Ndalohen personat me pasaportë shqiptare, apo me 90 ditorëshin. Në Greqi lejohet të hyjnë vetëm personat që kanë leje qëndrimi ose nënshtetësi Greke Për të lexuar me detaje cilat kategori lejohen klikoni këtu https://www.top-lines.gr/sq/kush-lejohet-te-hyj-ne-greqi/
Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarsisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë (avjon, autobus , makie etj) duhet të plotësojnë 24-48 orë përpara mbërrijtes në Greqi, Formularin PLF Për të mësuar si plotësohet lexoni këtu https://www.Albtranskdeasara.gr/.../plf-protokolli-i.../
Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi, pavarsisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë eshte e nevojshme të paraqesin Test negativ RT-PCR që duhet të jetë bërë deri në 72 orë përpara nisjes për në Greqi. Për të mësuar se ku mund të bëni testin, dhe çfar të dhënash duhet të përmbajë klikoni këtu https://www.albtranskdeasara.gr/.../testi-pcr-per-te.../
Për të gjithë personat që do hyjnë në Greqi nga Shqipëria pavarsisht nënshtetësisë apo mjetit që udhëtojnë duhet të bëjnë karantinë 4 ditore në shtëpinë e tyre
Pikat kufitare do punojnë çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 23.00 Nga Pika kufitare e Kakavisë do lejohet të kalojnë deri ne 750 veta. Kapshtica do jete hapur.
të gjithë pasagjerët që do levizin jashtë Greqisë duhet të plotësojnë dhe PLF 24 orë përpara udhëtimit

Tregtarët grekë: Hapni Kapshticën/ Mbyllja e pikës së kalimit kufitar me Shqipërinë ndali tregtinë Çdo ditë e më tepër s...
20/02/2021

Tregtarët grekë: Hapni Kapshticën/ Mbyllja e pikës së kalimit kufitar me Shqipërinë ndali tregtinë
Çdo ditë e më tepër shtohen zërat për rihapjen e plotë të stacionit kufitar të Kapshticës, në kufirin Greko-Shqiptar, i cili nuk funksionon që nga 20 Nëntori, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Bëhet fjalë për pikën e vetme në kufijtë mes dy vendeve që ka qasje të drejtpërdrejtë në autostradën internacionale Egnatia dhe i shërben të gjithë Greqisë Veriore dhe Qendrore, me pothuajse 2 milion kalime çdo vit.
Por pezullimi i kësaj porte hyrjeje në vend ka sjellë vështirësi në tregti dhe eksporte kryesisht në Greqinë veriore, pasi kushdo që del nga vendi, mund te hyje me pas vetëm në dy pika, përmes stacioneve kufitare të Kakavijës ose Evzonit.
Reportazh i kanalit public te Greqise ben me dije se Shoqata e Eksportuesve të Greqisë Veriore (SEBE) në një letër drejtuar ministrive kompetente kërkon rihapjen e kësaj pike , duke theksuar se përveç vonesave në planet e biznesit dhe anulimet e porosive, ka një rritje të konsiderueshme në kostot e transportit, në afate dhe si pasojë uljen e aftësisë konkurruese të kompanive të eksportit të vendit.
Kërkesa te ngjashme kane çuar Dhoma e Tregtisë së Selanikut nëntorin e kaluar, por edhe me pas prefektura e Maqedonisë Perëndimore dhe njësitë rajonale të Follorinës dhe Kosturit.
Çështja përshkruhet si “kritike për ekonominë e Greqisë veriore dhe qendrore”, pasi eksportet e Greqisë në Shqipëri ,572 milion euro, janë rreth 5 herë më të larta se importet ,128 milion euro.
Një problem tjetër i rëndësishëm që ka lindur është edhe vështirësia për hyrjen e punëtorëve sezonale të tokës nga Shqipëria, për punët bujqësore në periferitë greke të Maqedonisë Perëndimore dhe Qendrore si dhe Thessali, duke pasur parasysh mungesën e lidhjes së transportit midis zonave dhe pikave kufitare si ne anën greke ashtu edhe nË atë shqiptare.
Përfaqësuesit e fermerëve nga këto zona, kërkojnë që dogana të rihapet përsëri dhe të lejohet të hyjnë qytetarët në vend, në mënyrë që të sigurohen krahët e punës kaq të nevojshme për bujqësinë greke. Rihapja e plotë ,thonë ata, duhet të bëhet me kushtet që zbatohen edhe për pikat e tjera kufitare, pra kërkohet vendosja e një grupi të posaçëm të personelit mjekësor që do të kryejë testet e nevojshme për koronavirusin.
Hapja e Kapshticës vlerësohet se do të lehtësojë edhe numrin e madh të personave në dy pikat e tjera të kufirit tokësor të Greqisë.

20/01/2021

Fluks i madh në pikën kufitare në Kakavijë, shtohen sportelet
estat përfunduan dhe shqiptarët që jetojnë në Greqi kanë filluar të kthehen në vendet e tyre të punës.
Për këtë arsye në pikën doganore të Kakavijës ka fluks në dalje të doganës, duke bërë që pala shqiptare dhe ajo greke të marrin masa për shtimin e sporteleve.
Pala shqiptare punon me 4 sportele në hyrje dhe dalje, ndërsa pala greke me tre sportele.
Konkretisht në pikën kufitare të Kakavijës:
Kanë hyrë 1844 shqiptarë
Kanë dalë 4522 shqiptarë
Kanë hyrë 647 të huaj
Kanë dalë 1016 të huaj
Kanë hyrë 393 mjete shqiptare
Kanë dalë 1003 mjete shqiptare
Kanë hyrë 208 mjete të huaja
Kanë dalë 349 mjete të huaja

16/01/2021
11/01/2021

Kakavija
Nisim vaksinimin antiCovid19💪
Do nisim
Tirane ose Athina
Tirane ose Selaniku
Tirane ose Larissa
Tirane ose Lamia
Tirane ose Agrinjo
Tirane ose kozani
Tirane ose Kallamata
Tirane ose Crete
Tirane Ose Trikala
Tirane ose Patras
Tirane ose Edessa
Me Passporte
Rruga te Mbare Ca Dite😍😊🤝

Karantina për të gjithë ata që hyjnë në Greqi deri më datë 21 Janar është 7 ditë. Karantina bëhet në shtepi. Personat që...
09/01/2021

Karantina për të gjithë ata që hyjnë në Greqi deri më datë 21 Janar është 7 ditë. Karantina bëhet në shtepi.
Personat që do udhëtojnë në Greqi për të kaluar kufirin duhet të kenë kryer test RT-PCR deri ne 72 orë përpara udhëtimit.
Gjithashtu duhet te kenë plotësur PLF 24-72 orë përpara udhëtimit
E vetmja pikë kufitare që është haour me Shqipërinë është Kakavia
Theksojmë se për të hyrë në Shqipëri nuk duhet karantinë, as test, vetem PLF 24-72 orë përpara udhëtimit

06/01/2021

Greqia vendos rregulla të reja për kalimin në Kakavijë dhe Kapshticë
Ministria e Emigracionit e Greqisë hapi platformë elektronike nga të cilët qytetarët që ju ka skaduar leja e qëndrimit, ose pritet ti skadoj, si dhe personat që kanë vërtetim blu, mund të nxjerrin një vërtetim i cili është i vlëfshëm për të udhëtuar nga Greqia në Shqipëri si dhe nga Shqipëria në Greqi
Kjo është e vlefshme për lejet e qëndrimit që kanë skaduar ose do të skadojë:
a. – Nga 1 janari 2020 deri më 31 korrik 2020 shtyhen automatikisht deri më 31 mars 2021.
b– Nga 1 gusht 2020 dhe deri më 31 mars 2021 shtyhet automatikisht me 8-të muaj vlefshmëria e tyre.
ME Passporte 8 muaj rri me leje

Të nderuar pasagjer të ALB TRANS K DEA SARA TOURS. Mos harroni se çdo qytetar që do largohet nga  Republika e Greqisë,  ...
07/12/2020

Të nderuar pasagjer të ALB TRANS K DEA SARA TOURS. Mos harroni se çdo qytetar që do largohet nga Republika e Greqisë, pavarsisht nënshtetësisë apo mjetit duhet të plotësojnë detyrimisht 24 orë përpara udhëtimit PROTOKOLLIN E LARGIMIT NGA GREQIA, (Passenger Locator Form PLF) ta printojnë dhe ta kenë me vete në pikat kufitare.
Më poshtë mësoni se si ta plotësoni formularin
Duke filluar nga data 10 Nëntor udhëtarët , që do largohet nga Republika e Greqisë, pavarsisht nënshtetësisë apo mjetit duhet të plotësojnë detyrimisht 24 orë përpara udhëtimit PROTOKOLLIN E LARGIMIT NGA GREQIA, (Passenger Locator Form PLF) ta printojnë dhe ta kenë me vete në pikat kufitare.

Kush duhte ta plotësoj

PROTOKOLLIN E LARGIMIT NGA GREQIA, (Passenger Locator Form PLF) është e detyruar ta plotësoj çdo person që DEL NGA TERRITORI GREK. Akoma dhe nënshtetasit me pasaportë Greke.

Protokolli plotësohet RREPTËSISHT 24-48 ORË PËRPARA UDHËTIMI
Vini re. Për personat që udhëtojnë VETËM me pasaportë shqiptare (90 ditorët ose turistët ) kufiri është i mbyllur pra nuk do lejohen të kalojnë në kufi, pavarsisht se plotësojnë këtë formë. Ky formular do plotësohet vetëm për nënshtetasit grek, ose personat me leje qëndrimi .

Si ta plotësoni formularin dhe çfar duhet të bëni kujdes

Formulari Passenger Locator Form (PLF) – plotësohet në mënyrë elektronike dhe e gjeni në adresën e internetit :

https://travel.gov.gr/ #/
Për personan që nuk janë regjistruar, duhet të regjistrohen. Mbasi të bëjnë regjistrimin duhet të ndjekin një nga një hapat. Hapi i tretl është vendimtari. Aty do zgjidhni nëse hyni apo dilni nga Greqia.
Për personat që hyjnë në Greqi do duhet të selectoni : I am coming in Greece
Për Personat që largohen nga Greqia duhet të selectoni : I am Leaving Greece.
Mbasi të bëhet ky selectim vazhdojmë me sektorë të tjerë

Në platformë plotësohen
Mënyra e udhëtimit (autobus, makine, tren, avjon etj)
Emri i firmës që udhëtoni, numri i sediljes etj
Pika doganore e hyrjes (Me ane toksore nga Shqipëria lejohet vetëm Kakavia dhe Kapshtica)
Të dhënat personale të udhëtarit (emër mbiemër, pasaporta etj)
Vëndi ku do qëndroj në Greqi
Kontakti i sigurisë (një person ku do qëndroj , adresa dhe telefoni i personit)
Mbasi të plotësohen kjo platformë, do ju vij një email që u regjistruat me sukses, dhe mbas disa orësh do ju vij nje konfirmim me kod. Ky kod quhet PLF Këtë konfirmim duhet ta printoni dhe ta keni me vete në pikën kufitare ku do ja dorëzoni policisë bashke me pasaportën.
Pa fletën e konfirmimit nuk do lejohet asnjeri të dale nga territori grek
PLF duhet të plotësohet për çdo lloj mënyre që udhëtoni, qoftë me makinën tuaj personale, qoftë me tren, qoftë me autobus qoftë me avjon
Të gjithë personat që udhëtojnë me ALB TRANS K DEA SARA TOURS mund ti drejtohen agjensive tona në Shqipëri por edhe në Greqi për tu plotësuar formularin. Ky shërbim do ofrohet falas për të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë me ALB TRANS K DEA SARA TOURS Pasagjerët janë të lutur të kenë me vete të gjithë të dhënat e sakta të tyre të cilat janë
Pasaporta
Ditën e udhëtimit
Adresa ku do qëndrojnë në Greqi
Adrssa ku ka qëndruar në Shqipëri
Të dhënat e një kontakti në Greqi (emër mbiemër, adresë, numër telefoni, email nëse ekziston
Përgjegjës për të dhënat që do jepen janë pasagjerët.

Beginning July 1, 2020, the Greek government has determined how the country will welcome travellers, carry out the necessary diagnostic screening and keep everyone safe throughout the season.

Me Passporte Do nissh  Greqi Gjermani Belgjika France Londra  🤗🤗TiraneElbasanLibrazhtKorceBelsh KucoveLarisaAgrinjoThess...
04/12/2020

Me Passporte Do nissh Greqi Gjermani Belgjika France Londra 🤗🤗
Tirane
Elbasan
Librazht
Korce
Belsh
Kucove
Larisa
Agrinjo
Thessaloniki
Athine
Lamia
Crete
Naxios

Address

ΚΤΕΛ ΘΕΣΣΑΛΟΝΙΚΗΣ
Tirana
1996

Telephone

+306947001112

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Alb Trans K Dea Sara Tours posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share