Porti Detar Sarandë

Porti Detar Sarandë Faqja Zyrtare e Portit Detar Sarandë.Offical Page of Saranda Seaport. "Porti Detar Sarandë" SH.A

Ka mbërritur sot në Portin e Sarandës kroçera Le Boréal, një nga anijet turistike luksoze që operon në segmentin e turiz...
30/05/2026

Ka mbërritur sot në Portin e Sarandës kroçera Le Boréal, një nga anijet turistike luksoze që operon në segmentin e turizmit elitar. Anija, me gjatësi 142 metra dhe nën pronësi franceze, viziton për herë të parë qytetin e Sarandës.

Në bord ndodhen rreth 200 turistë, prej të cilëve 180 janë shtetas francezë, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimit të tyre, vizitorët do të kenë mundësinë të njohin atraksionet turistike dhe kulturore të Sarandës dhe zonave përreth.

Vizita e kësaj kroçere përbën një moment të rëndësishëm për turizmin lokal, duke sjellë një kategori turistësh me standarde të larta udhëtimi. Sipas programit të lundrimit, kroçera Le Boréal do të rikthehet sërish në Sarandë më 23 qershor të këtij viti.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bregun e qytetit të Sarandë ka mbërritur kroçera Brilliance of the Seas, me 226...
22/05/2026

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në bregun e qytetit të Sarandë ka mbërritur kroçera Brilliance of the Seas, me 2264 pasagjerë në bord, të kombësive të ndryshme. Vizitorët pritet të njihen me bukuritë turistike dhe kulturore të zonës, duke zhvilluar vizita në destinacionet më të frekuentuara pranë qytetit. Mbërritja e kësaj kroçere vijon të konfirmojë interesin në rritje të turistëve të huaj për rivierën shqiptare dhe portin e Sarandës si një nga pikat më të rëndësishme turistike në vend.

13/05/2026
11/05/2026
Në qytetin e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera MS Oosterdam me 1867 pasagjerë në bord, duke sjellë një tjetër ...
11/05/2026

Në qytetin e Sarandës ka mbërritur ditën e sotme kroçera MS Oosterdam me 1867 pasagjerë në bord, duke sjellë një tjetër ditë të rëndësishme për turizmin detar në jug të vendit. Vizitorët, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, pritet të vizitojnë destinacionet turistike dhe kulturore në Sarandë dhe zonat përreth, duke kontribuar në gjallërimin e aktivitetit turistik dhe ekonomik të qytetit.

Mbërritja e kroçerës Oosterdam konfirmon edhe njëherë interesin në rritje të turistëve të huaj për rivierën shqiptare dhe veçanërisht për Sarandën, e cila vazhdon të jetë një nga pikat më të rëndësishme turistike në vend. Autoritetet portuale dhe strukturat turistike kanë marrë masat e nevojshme për pritjen dhe menaxhimin e fluksit të vizitorëve gjatë qëndrimit të tyre në qytet.

🌊 Saranda rrit ritmin – Porti në rekord pasagjerësh! 🚢📍 Nga Porti Detar i Sarandës, sezoni 2026 ka nisur fuqishëm!🔹 Vetë...
04/05/2026

🌊 Saranda rrit ritmin – Porti në rekord pasagjerësh! 🚢

📍 Nga Porti Detar i Sarandës, sezoni 2026 ka nisur fuqishëm!

🔹 Vetëm në Prill 2026:
➡️ 30,567 pasagjerë
🔹 Krahasuar me 2025:
➡️ +10,510 më shumë pasagjerë 📈

🔥 4-mujori 2026 në shifra rekord:
➡️ 52,770 pasagjerë
➡️ +72% rritje krahasuar me 2025

☀️ Saranda po kthehet në një nga portet më dinamike në rajon, duke mirëpritur çdo ditë më shumë turistë nga e gjithë bota.

19/04/2026

Shqipëria mbetet një nga destinacionet turistike më të preferuara. Në Portin e Sarandës, fluksi i pasagjerëve është dyfishuar gjatë periudhës janar – mars 2026.

Kroçera Sapphire Princess është rikthyer sërish në brigjet e Sarandë, duke sjellë një tjetër ditë të gjallë dhe dinamike...
14/04/2026

Kroçera Sapphire Princess është rikthyer sërish në brigjet e Sarandë, duke sjellë një tjetër ditë të gjallë dhe dinamike për qytetin bregdetar. Anija turistike, e cila është një nga kroçerat më të njohura që viziton këtë destinacion, u ankorua në orët e para të mëngjesit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve.
Rikthimi i saj në Sarandë konfirmon edhe një herë rëndësinë që qyteti ka fituar në hartën e turizmit ndërkombëtar detar. Turistët në bord pritet të eksplorojnë bukuritë natyrore dhe kulturore të zonës, duke vizituar destinacione të njohura dhe duke kontribuar në gjallërimin e ekonomisë lokale.
Vizita e përsëritur e kroçerës Sapphire Princess është një tregues i qartë i rritjes së besimit të kompanive ndërkombëtare të lundrimit ndaj Sarandë si një destinacion i rëndësishëm turistik në rajon.

Address

Rruga Mitat Hoxha
Sarandë
9702

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Porti Detar Sarandë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Porti Detar Sarandë:

Share

Category