03/06/2026
✈️ Reflektim i angazhimit të vazhdueshëm të Forcës Ajrore për ruajtjen e standardeve të larta të profesionalizmit, disiplinës dhe gatishmërisë në shërbim të sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, ishte ceremonia e prezantimit të emërimeve të reja në strukturat drejtuese të saj.
Nën drejtimin e Komandantit të Forcës Ajrore, Gjeneral brigade Edmond Voci, u prezantua Kolonel Julian Dulemata në detyrën e Shefit të Shtabit të Forcës Ajrore, Kolonel Dritan Dyrmishi në detyrën e Komandantit të Bazës Ajrore të Kuçovës dhe Kolonel Adrian Kuli në detyrën e Komandantit të Shkollës së Trupës së Forcës Ajrore. Në ceremoni u prezantuan gjithashtu edhe oficerë të tjerë në pozicione drejtuese, duke dëshmuar vazhdimësinë e lidershipit dhe përkushtimit në përmbushjen e misionit të Forcës Ajrore.
🇦🇱✈️