08/09/2026
Njihuni me Elonën!
Nëse keni qene student prane Elite Academy, ka shumë mundësi që Elona të ketë qenë një nga njerëzit që ju ka orientuar, motivuar apo ndihmuar të hidhni hapin e radhës në karrierë.
Deri më sot, ajo ka udhëhequr rrugëtimin e mbi 100 studentëve, të cilët kanë zhvilluar aftësi të reja pranë Elite Academy. Shumë prej tyre janë sot pjesë e ETG-së apo strukturave të tjera ku kanë nisur karrierën e tyre.
Edukimi është një pjesë e rëndësishme e vizionit të Elite Travel Group dhe Elona është një nga njerëzit që e sjell këtë vizion në jetë çdo ditë, me energji, përkushtim dhe dëshirën për ta përgatitur brezin e ri për një botë që ndryshon vazhdimisht.
Por puna e saj nuk përfundon në Akademi. Elona ndan njohuritë e saj edhe me kolegët, njerëzit që e rrethojnë dhe, sigurisht, me djalin e saj. 😊
Prandaj, nëse uleni qoftë edhe pesë minuta me Elonën, mos u habisni nëse largoheni me një ide të re, një aftësi më shumë ose me një drejtim krejt të ri për karrierën tuaj!
Everlasting Experiences
https://etg.al/about-elite-travel-group/