Inxhinieria e transportit është një dege e cila merret me studimin dhe mundësimin e lëvizjes se njerëzve dhe të mallrave nëpër autostrada, hekurudha, ajër (aeroporte), ujë (kanale, penda, ndërtesa të porteve detare) si dhe tubacionet. Inxhinieria për infrastrukturën e autostradave përfshinë planifikimin, projektimin, ndërtimin, dhe operimin e sistemeve të autostradave, rrugët urbane, rrugët, urat
si dhe ndërtesat e parkingjeve. Inxhinieria e infrastrukturës hekurudhore përfshinë planifikimin, projektimin, ndërtimin, dhe operimin e terminaleve, gjepave hekurudhor, ndërtesave për ngarkim/shkarkim, binareve, urave, tuneleve, dhe sistemeve për kontrollimin e trafikut për transport të mallrave dhe pasagjerëve. Inxhinieria e infrastrukturës ajrore përmban planifikimin, projektimin, llogaritjen dhe ndërtimin e terminaleve, pistave, dhe kullave të mbikëqyrjes (navigacionit). Inxhinieria e transportit ujor ka një përfshirje të gjerë ne planifikimin, projektimin, ndërtimin e kanaleve, pendëve dhe ndërtesave të porteve. Inxhinieria e tubacioneve përfshinë llogaritjen dhe ndërtimin e tubacioneve te ndryshëm, stacioneve te pompave dhe ndërtesave të deponimeve të ndryshme. Inxhinieria për transport urban përmban planifikimin, projektimin, ndërtimin e hekurudhave të lehta, metrove, e gjithashtu edhe ndërtesave të stacioneve të autobusëve. Inxhinieria e transportit të kontejnerëve, përfshinë bartjen e kontejnerëve të veçante neper vende të ndryshme me kamion, tren apo anije. Inxhinieret këtu duhet të projektojnë dhe ndërtojnë objekte sipas këtyre nevojave. Ambienti dhe kursimi i energjisë merën parasysh veçanërisht dhe këtyre ju jepet një rëndësi e veçante kur projektohen, llogariten dhe ndërtohen objektet infrastrukturore. Përpjekjet të ulur shfrytëzimin e energjisë lindin nga një shumëllojshmëri shqetësimesh, duke përfshirë këtu sigurinë dhe kushtet e ambientit. Një rëndësi e veçante këtu i kushtohet edhe zhurmës që zhvillohet në komunikacion, dhe për këtë arsye llogariten dhe merën masat e nevojshme gjate projektimit.