15/09/2025
• Një falënderim i veçantë për Kryetarin e Komunës së Gjilanit dhe për vetë Komunën e Gjilanit për këto mirënjohje të çmuara, të cilat për ne kanë një vlerë të jashtëzakonshme.
• Mirënjohja është shprehja më e bukur e vlerësimit për mundin dhe sakrificën.
Sot ndjejmë krenari të madhe që si ALPI Commerce mbajmë në duar këto mirënjohje, të cilat nderojnë vizionin dhe punën e palodhshme të themeluesit tonë, gjysh*t Tasim Basha, mbi të cilën ndërtojmë edhe sot, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Bujar Bashës, i cili, duke ndjekur rrugën e vizionit të babait të tij, e ka udhëhequr dhe zhvilluar firmën me përkushtim dhe integritet, duke ruajtur vlerat familjare dhe duke kontribuar jashtëzakonisht në arsim dhe shoqëri.
• Këto mirënjohje nuk janë thjesht letra të nënshkruara, por janë dëshmi e përkushtimit, sakrificës dhe dashurisë për dijen, për punën dhe komunitetin.
Krenarë për rrugën e kaluar dhe gjithmonë me synim drejt së ardhmes.
Me respekt,
K.B