Vlora International Airport

Vlora International Airport Faqja Zyrtare e Aeroportit Ndërkombëtar te Vlorës -VIA-

NJOFTIM ZYRTAR / DEKLARATË PËR SHTYPSqarojme opinionin publik dhe të gjitha palët e interesuara, lidhur me vendimin e Gj...
27/05/2026

NJOFTIM ZYRTAR / DEKLARATË PËR SHTYP

Sqarojme opinionin publik dhe të gjitha palët e interesuara, lidhur me vendimin e Gjykatës së Lartë dhe administrimin e shoqërisë "VIA"

Përmes këtij komunikimi zyrtar, dëshirojmë të informojmë opinionin publik dhe palët e treta të interesuara në lidhje me çështjen e shqyrtuar së fundmi pranë Gjykatës së Lartë. Ndonëse deri në këtë moment nuk na është komunikuar zyrtarisht dispozitivi apo arsyetimi i plotë i vendimit, bëjmë me dije se objekti i këtij gjykimi lidhet ekskluzivisht me çështje të natyrës së brendshme korporative, përkatësisht me të drejtat e ortakëve/aksionarëve brenda shoqërisë "VIA".

Në këtë kuadër, dëshirojmë të sqarojmë se vendimi i sipërpërmendur gjyqësor nuk prodhon asnjë pasojë juridike mbi veprimtarinë operacionale të shoqërisë koncesionare. Rrjedhimisht, ky akt nuk rregullon, nuk autorizon dhe nuk ka asnjë lidhje me të drejtën e qasjes (hyrje/dalje) në kantierin e punimeve nga ana e kontraktorëve apo nënkontraktorëve.

Në mbështetje të legjislacionit në fuqi për shoqëritë tregtare, aktet që lidhen me mbarëvajtjen dhe administrimin e përditshëm të shoqërisë janë tagër dhe kompetencë ekskluzive e organit administrativ (Administratorit). Këto kompetenca nuk mund të ushtrohen, zëvendësohen, anulohen apo tjetërsohen në mënyrë të njëanshme nga asnjë prej ortakëve të shoqërisë. Aktet dhe vendimet e Administratorit mbeten në fuqi të plotë ligjore.

Kemi konstatuar se subjekti "Mabco Construction SA", në cilësinë e ish-kontraktorit (pasi marrëdhënia e tij kontraktuale me shoqërinë është zgjidhur ligjërisht), po tenton të ushtrojë presion publik përmes keqinterpretimit të qëllimshëm të vendimeve gjyqësore. Tentativa për të përdorur një vendim gjykate me objekt tërësisht të ndryshëm si mjet për të legjitimuar qasjen në kantier është e pabazuar në ligj dhe paraqet abuzim me të drejtën.

Theksojmë me vendosmëri se çdo përpjekje e paautorizuar, qoftë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë, për të hyrë në hapësirat e kantierit të punimeve përbën një akt të paligjshëm, cenim të paprekshmërisë së posedimit dhe nuk gjen asnjë mbështetje në asnjë vendim apo urdhër të gjykatave të vendit. Ndaj çdo akti të tillë do të merren të gjitha masat e nevojshme ligjore pranë organeve kompetente.

Ju faleminderit per mirekuptim!

Gëzuar Kurban Bajramin nga Vlora International Airport!🕌
27/05/2026

Gëzuar Kurban Bajramin nga Vlora International Airport!🕌

SQARIM PËR PUBLIKUNDuke marrë shkas nga deklarimet e pasakta të paraqitura publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Deg...
25/05/2026

SQARIM PËR PUBLIKUN
Duke marrë shkas nga deklarimet e pasakta të paraqitura publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së Huaj, në cilësinë e Kontraktorit, shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. sqaron opinionin publik, institucionet dhe mediat si vijon:

Shoqëria Vlora International Airport – VIA sh.p.k., në cilësinë e Punëdhënësit, ka pasur kontratë me MABCO Constructions – Degë e Shoqërisë së Huaj, si Punëmarrës/Kontraktor, për realizimin e punimeve të ndërtesave dhe objekteve përkatëse të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, në bazë të Kontratës së datës 03 tetor 2022 dhe Amendamentimit Nr. 1, datë 20.02.2025.

Vlera totale e kësaj kontrate, për të gjitha punimet që Kontraktori do të duhej t’i realizonte deri në përfundim të plotë, ka qenë 62,071,030.85 euro me TVSH.

Për këtë arsye, çdo deklarim për investime prej “qindra miliona eurosh” nga ana e Kontraktorit nuk qëndron në raport me këtë kontratë dhe me punimet reale të kryera në terren. Edhe sikur të gjitha punimet e kontraktuara të ishin përfunduar 100%, vlera e tyre do të ishte rreth 62 milionë euro, jo qindra milionë euro.

Nga kjo vlerë kontraktore, deri më tani janë certifikuar punime në vlerë prej 24,085,241.35 euro, që përbëjnë 38.80% të kontratës.

Edhe nëse merren parasysh jo vetëm punimet e certifikuara, por edhe punimet e paraqitura nga vetë Kontraktori në situacionin e fundit të dorëzuar më 05 shkurt 2026, të cilat nuk janë certifikuar për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, vlera totale arrin në 26,405,857.35 euro, apo vetëm 42.54% të kontratës.

Pra, edhe sipas llogarisë më të favorshme për Kontraktorin, punimet nuk kanë arritur as gjysmën e kontratës. Kjo është e vërteta e thjeshtë: kontrata është rreth 62 milionë euro, ndërsa puna e certifikuar dhe ajo e paraqitur por e pacertifikuar arrin vetëm 42.54%.

Për shmangien e çdo keqinterpretimi, VIA sh.p.k. sqaron se të gjitha pagesat për punimet e realizuara dhe të certifikuara deri më tani janë paguar në tërësi ndaj shoqërisë MABCO Constructions – Degë e Shoqërisë së Huaj. Këto pagesa janë kryer ekskluzivisht nga financimi/kredia bankare që shoqëria koncesionare VIA sh.p.k. ka me Bankën Kombëtare Tregtare – BKT, sipas marrëdhënies përkatëse financiare të shoqërisë koncesionare.

Ndersa, shkëputja e kontratës nuk ka ndodhur papritur dhe as në mënyrë arbitrare. Ajo ka ardhur pas vonesave të konsiderueshme në realizimin e punimeve, mosfillimit të punimeve në katër godina të parapara me kontratë, ndryshimeve në projekt pa miratimin paraprak të VIA sh.p.k. dhe projektuesit, mosrespektimit të afateve kontraktore, si dhe dështimit për të korrigjuar shkeljet edhe pas njoftimeve formale të dërguara nga Punëdhënësi.

Përveç vonesave dhe shkeljeve kontraktore, Kontraktori ka penguar bashkëpunimin me organet mbikëqyrëse dhe përfaqësuesit teknikë të VIA sh.p.k., duke ushtruar presion, kërcënime, sjellje të papranueshme dhe sulme ndaj inxhinierëve/drejtuesve teknikë gjatë kryerjes së detyrës në kantier. Për më tepër, për njërin nga objektet me rëndësi jetike për certifikimin e aeroportit, Kontraktori ka vonuar qëllimisht dorëzimin dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për pranimin e përkohshëm, me qëllim të vetëm pengimin e ecurisë së projektit dhe procesit të certifikimit.

Vetëm deri më 08.04.2026, janë evidentuar 429 ditë vonesë, me dëmvonesa të përllogaritura në shumën 4,290,000 euro, shumë e cila ka vijuar të akumulohet në përputhje me kontratën.

VIA sh.p.k., si shoqëri koncesionare, mban përgjegjësinë për menaxhimin e projektit, administrimin e kantierit, koordinimin e kontraktorëve dhe respektimin e afateve kontraktore e institucionale. Për këtë arsye, kur një kontraktor nuk përmbush detyrimet e tij, vonon punimet apo rrezikon ecurinë e projektit, VIA sh.p.k. ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të ndërmarrë veprimet e nevojshme kontraktore dhe ligjore.

Përpara shkëputjes së kontratës, VIA sh.p.k. ka ndjekur procedurën kontraktore: ka dërguar njoftime formale për korrigjimin e shkeljeve, ka dhënë afate për përmbushje, ka konstatuar dështimin në kor-rigjim dhe më pas ka dërguar njoftimin për shkëputjen e kontratës. Megjithatë, edhe pas këtyre njoftimeve dhe mundësive të dhëna, Kontraktori nuk i ka përmbushur detyrimet në mënyrën, cilësinë dhe afatet e kërkuara nga kontrata.

Prandaj, çdo përpjekje për ta paraqitur këtë situatë si “bllokim aeroporti” është e pasaktë dhe keqinformuese. Kjo çështje lidhet drejtpërdrejt me vonesa të rënda, mospërmbushje kontraktore, mosfillim të një pjese të objekteve të parapara me kontratë dhe veprime që kanë rrezikuar ecurinë normale të projektit. Deklarimet mediatike, presioni publik apo tensionet në hyrje të kantierit nuk e ndryshojnë këtë fakt.

Shoqëria koncesionare thekson se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekt strategjik kombëtar dhe nuk mund të mbahet peng nga vonesat, mospërmbushjet kontraktore, presioni publik apo përpjekjet për ta zhvendosur vëmendjen nga përgjegjësitë reale kontraktore drejt tensioneve të krijuara në hyrje të kantierit.

VIA sh.p.k. mbetet plotësisht e angazhuar për vijimin e punimeve, ruajtjen e sigurisë në kantier, mbrojtjen e interesit publik, respektimin e standardeve teknike dhe ligjore, si dhe përfundimin e projektit në përputhje me detyrimet kontraktore dhe institucionale.

Ky sqarim jepet vetëm për informim publik dhe nuk përbën heqje dorë nga asnjë e drejtë, pretendim, kërkesë apo mjet juridik që VIA sh.p.k. ka ose mund të ketë ndaj MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së Huaj, në cilësinë e Kontraktorit.

Vlora International Airport – VIA sh.p.k.

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIKNë lidhje me deklarimet publike të shoqërisë MABCO Constructions SA mbi situatën në kantierin...
20/05/2026

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Në lidhje me deklarimet publike të shoqërisë MABCO Constructions SA mbi situatën në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, sqarojmë opinionin publik se këto deklarime janë të pasakta dhe krijojnë konfuzion ndërmjet tri cilësive juridikisht të ndryshme: cilësisë së ortakut në shoqërinë koncesionare, cilësisë së kontraktorit të punimeve dhe cilësisë së koncesionarit.
Sipas statutit, shoqëria “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. është shoqëria koncesionare me objekt zbatimin e kontratës së koncesionit për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Në statut gjithashtu, shoqëria MABCO Constructions SA figuron si ortak i shoqërisë VIA. Megjithatë, zotërimi i kuotave në një shoqëri tregtare nuk e bën ortakun pronar të drejtpërdrejtë të projektit, të kantierit apo mbajtës të pavarur të të drejtave koncesionare.
Kontrata e koncesionit është e qartë: të drejtat koncesionare i jepen Koncesionarit, pra shoqërisë “Vlora International Airport” sh.p.k., dhe jo veçmas ortakëve të saj. Autoriteti Kontraktues i jep Koncesionarit të drejtën ekskluzive dhe detyrimin për projektimin, financimin, ndërtimin, kolaudimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Në kontratë, mbajtësi i këtyre të drejtave dhe detyrimeve është Koncesionari, jo MABCO në cilësinë e saj si ortak apo si kontraktor punimesh.
Po ashtu, kontrata parashikon që pas themelimit të shoqërisë së posaçme koncesionare (SPV/VIA), të drejtat dhe detyrimet për zbatimin e projektit transferohen te kjo shoqëri. Çdo përgjegjësi apo angazhim i ortakëve/ofertuesve në kuadër të kontratës nuk mund të interpretohet si e drejtë e MABCO-s për të ushtruar vetë koncesionin, për të marrë kontroll operacional mbi kantierin apo për të hyrë në kantier në mungesë të një autorizimi apo marrëdhënieje kontraktore me VIA-n.
Është thelbësore të ndahet qartë edhe marrëdhënia e MABCO-s si kontraktor punimesh nga marrëdhënia e saj si ortak. Meqënëse VIA ka pasur një kontratë të veçantë me MABCO-n për kryerjen e punimeve dhe kjo kontratë është ndërprerë, atëherë çdo pretendim i MABCO-s lidhur me këtë ndërprerje duhet të trajtohet ekskluzivisht në kuadër të asaj marrëdhënieje kontraktore dhe përmes mjeteve ligjore përkatëse. Kjo nuk i jep MABCO-s të drejtën të thirret në kontratën koncesionare për të hyrë në kantier apo për të vijuar punimet në emër të vet.
Kontrata e koncesionit parashikon se Koncesionari mund t’i përmbushë detyrimet e tij vetë ose përmes nënkontraktorëve, por përgjegjësia për veprimet, vonesat apo pakujdesinë e nënkontraktorëve mbetet te Koncesionari. Kjo konfirmon qartë se një kontraktor ose nënkontraktor nuk bëhet mbajtës i të drejtave koncesionare vetëm për faktin se kryen punime për projektin.
Për më tepër, edhe kontratat që VIA mund të lidhë me shoqëri të lidhura me ortakët ose me persona të tretë, nuk e kufizojnë, nuk e shuajnë dhe nuk e lehtësojnë përgjegjësinë e Koncesionarit. Pra, edhe nëse MABCO është palë në një kontratë punimesh me VIA-n, kjo nuk e zëvendëson VIA-n si Koncesionar dhe nuk i jep MABCO-s të drejta të pavarura mbi kantierin apo mbi vetë koncesionin.
Edhe sa i përket pronës ku po zhvillohet projekti i Aeroportit të Vlorës, dokumentet zyrtare, siç rezulton nga kartela kadastrale, tregojnë se pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1007, nr. pasurie 6, Akërni, Vlorë, është në pronësi të Republikës së Shqipërisë, me pjesë takuese 1/1. Në të njëjtën kartelë, e drejta reale 35-vjeçare është regjistruar në favor të “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k., jo në favor të MABCO-s.
Për rrjedhojë, pretendimi se MABCO, për shkak se është ortak, gëzon automatikisht të drejta nga kontrata koncesionare, është juridikisht i pabazuar. Të drejtat e MABCO-s si ortak janë të drejta të lidhura me kuotat brenda shoqërisë VIA, sipas Ligjit për Tregtarët dhe Shoqëritë Tregtare dhe statutit të shoqërisë. Ato nuk janë të drejta koncesionare të drejtpërdrejta, nuk përbëjnë të drejta pronësie mbi aeroportin dhe nuk shërbejnë si autorizim për hyrje, qëndrim apo ushtrim punimesh në kantier jashtë vullnetit dhe administrimit të shoqërisë koncesionare.
Në përmbushje të përgjegjësive të saj si Koncesionar, shoqëria VIA sh.p.k. siguron opinionin publik dhe institucionet shtetërore se mbetet e angazhuar maksimalisht për mbarëvajtjen e këtij projekti strategjik kombëtar, duke zbatuar me rigorozitet çdo detyrim që buron nga Kontrata e Koncesionit.

SQARIM PËR PUBLIKUNShoqëria koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. sqaron opinionin publik, institucio...
18/05/2026

SQARIM PËR PUBLIKUN

Shoqëria koncesionare “Vlora International Airport – VIA” sh.p.k. sqaron opinionin publik, institucionet dhe mediat lidhur me situatën e krijuar sot në hyrje të kantierit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke theksuar se bëhet fjalë për një çështje të qartë kontraktuale me shoqërinë MABCO Constructions S.A. dhe jo për një konflikt politik, mediatik apo për një “bllokim të aeroportit”, siç është tentuar të paraqitet publikisht.

Problemi lidhet me vonesa të konsiderueshme në realizimin e punimeve, mospërmbushje të detyrimeve kontraktuale dhe shkelje të afateve të përcaktuara nga kontrata. Vetëm deri më 08.04.2026 janë evidentuar 429 ditë vonesë dhe dëmvonesa të përllogaritura në 4.290.000 euro, shumë e cila vijon të akumulohet deri në pranimin provizor të punimeve.

VIA sqaron se procedurat e hyrjes në kantier janë procedura standarde sigurie dhe zbatohen për të gjithë pa përjashtim. Ato kanë për qëllim mbrojtjen e kantierit, sigurinë e personelit, kontrollin e hyrje-daljeve dhe parandalimin e hyrjes së personave të paautorizuar. Asnjë subjekt nuk mund të hyjë në kantier pa respektuar autorizimet dhe procedurat përkatëse.

Shoqëria koncesionare thekson se Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është projekt strategjik kombëtar dhe nuk mund të mbahet peng nga vonesat, presioni publik apo taktikat që zhvendosin debatin nga dokumentacioni kontraktual tek tensioni në hyrje të kantierit. VIA deklaron se mbetet plotësisht e angazhuar për vijimin e punimeve, mbrojtjen e interesit publik, respektimin e standardeve teknike dhe përfundimin e projektit sipas detyrimeve kontraktuale dhe institucionale.

Në fund, VIA i bën thirrje MABCO-s që çdo pretendim të trajtohet vetëm në rrugë ligjore dhe kontraktuale, duke shmangur çdo përpjekje për tensionim të situatës në hyrje të kantierit apo përdorim të punonjësve dhe nënkontraktorëve për presion publik.

🛬VIA është në kërkim të një Specialisti Finance të motivuar dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë.🎯 Përgjegjë...
15/04/2026

🛬VIA është në kërkim të një Specialisti Finance të motivuar dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë.
🎯 Përgjegjësitë kryesore:
🔹Menaxhimi, Implementimi dhe monitorimi i transaksioneve financiare
🔹Përgatitja e raporteve financiare mujore, tremujore dhe vjetore
🔹Analiza e të dhënave financiare dhe mbështetje në vendimmarrje
🔹Bashkëpunimi me departamente të tjera për planifikim buxhetor
🔹Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin financiar në fuqi

✅ Kualifikimet:
🔹Diplomë në Financë, Kontabilitet ose fusha të ngjashme
🔹Eksperiencë pune në një rol të ngjashëm minimum 2 vjet
🔹Njohuri të mira të programeve financiare dhe MS Excel
🔹Aftësi analitike dhe organizative
🔹Njohuri të mira të gjuhës angleze

💼 Çfarë ofrojmë:
☑️Ambient profesional dhe dinamik pune
☑️Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
☑️Paketë konkurruese kompensimi

📩 Aplikimi:
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
Afati i aplikimit deri ne dt. 25 prill 2026.

✈️ Ne po zgjerojmë ekipin tonë!Vlora International Airport është në kërkim të kandidatëve të motivuar për pozicionin:Agj...
07/04/2026

✈️ Ne po zgjerojmë ekipin tonë!
Vlora International Airport është në kërkim të kandidatëve të motivuar për pozicionin:
Agjent i Menaxhimit të Pasagjerëve

Nëse jeni një person energjik, me aftësi shumë të mira komunikimi dhe dëshirë për të punuar në një mjedis dinamik si aviacioni, kjo është një mundësi e shkëlqyer për ju!
🔹 Përgjegjësitë kryesore:
• Asistimi i pasagjerëve gjatë check-in dhe boarding
• Menaxhimi i fluksit të pasagjerëve në terminal
• Ofrimi i informacionit dhe mbështetjes për udhëtarët
• Bashkëpunimi me ekipet operacionale për një shërbim cilësor
🔹 Kërkesat:
• Arsim i mesëm ose i lartë
• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
• Njohuri të gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh)
• Aftësi për të punuar në turne
• Përvojë në këtë pozicion ose pozicion të ngjashëm minimumi 2 vjet

🌍 Bashkohuni me një nga projektet më të rëndësishme të aviacionit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e një ekipi që po ndërton standarde të reja në shërbimin ndaj pasagjerëve.
📩 Aplikoni duke dërguar me subjektin Agjent i Menaxhimit të Pasagjerëve në adresën e e-mailit: [email protected] :
📩 CV-në tuaj,
📩 letër motivimi,
📩 letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm

📍 Vendi i punës: Pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Akërni, Vlorë
📅 Afati i aplikimit: 20/04/2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit te rekrutimit

Me fat Fitër Bajrami 🌙🕌
20/03/2026

Me fat Fitër Bajrami 🌙🕌

✈️ Po rekrutojmë: Jurist/e – Vlora International AirportJemi në kërkim të një Juristi/e për t’iu bashkuar ekipit të Vlor...
05/03/2026

✈️ Po rekrutojmë: Jurist/e – Vlora International Airport
Jemi në kërkim të një Juristi/e për t’iu bashkuar ekipit të Vlora International Airport- VIA, me përgjegjësi në mbështetjen ligjore dhe kontraktuale të veprimtarisë së shoqërisë.

🔹 Detyrat kryesore:
✅ Hartimi dhe rishikimi i kontratave dhe akteve ligjore
✅ Këshillim juridik për çështje administrative, civile dhe tregtare
✅ Ndjekja e proceseve gjyqësore dhe përfaqësimi pranë institucioneve përkatëse

🔹 Kërkesat:
✔️ Diplomë universitare në Drejtësi
✔️ Minimumi 3 vite eksperiencë pune
✔️ Njohuri shumë të mira të legjislacionit shqiptar
✔️ Njohuri të mira të gjuhës angleze
📍 Vendi i punës: Akërni, Vlorë

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të Vlora International Airport, dërgoni:
📩 CV të përditësuar
📩 Letër motivimi
📩 Referenca nga punëdhënësi i mëparshëm

Apliko në adresën: [email protected]

📅Afati i aplikimit: 10/03/2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit.

✈️ Po rekrutojmë: Inxhinier Ndërtimi – Vlora International Airport-VIAJemi në kërkim të një Inxhinieri Ndërtimi për t’iu...
05/03/2026

✈️ Po rekrutojmë: Inxhinier Ndërtimi – Vlora International Airport-VIA

Jemi në kërkim të një Inxhinieri Ndërtimi për t’iu bashkuar ekipit të Vlora International Airport – VIA, me përgjegjësi në mbikëqyrjen dhe kontrollin teknik të punimeve ndërtimore.

🔹 Detyrat kryesore:
✅ Mbikëqyrje e punimeve ndërtimore në përputhje me projektin dhe standardet teknike
✅ Kontroll cilësie dhe verifikim i zbatimit sipas dokumentacionit teknik
✅ Hartim raportesh teknike dhe ndjekje e progresit të punimeve
✅ Kontribut në vlerësimin dhe rishikimin e projekteve

🔹 Kërkesat:
✔️ Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi
✔️ Minimumi 3 vite eksperiencë në projekte infrastrukturore ose ndërtimore
✔️ Njohuri të programeve teknike (AutoCAD ose programe të ngjashme)
✔️ Aftësi në interpretimin e dokumentacionit teknik
✔️ Njohuri të mira të gjuhës angleze

📍 Vendi i punës: Pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Akërni, Vlorë

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të Vlora International Airport, dërgoni:
📩 CV të përditësuar
📩 Letër motivimi
📩 Letër reference nga punëdhënësi i mëparshëm

Apliko në adresën: [email protected]

📅 Afati i aplikimit: 10/03/2026
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit.

Address

Akërni,, Novoselë, Shqipëria
Vlorë
9411

Telephone

+355692057253

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vlora International Airport posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category