A.D Balkan

A.D Balkan Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from A.D Balkan, Travel and transport, Tirana.

A e dini se “Albergo Diffuso” (tashme i njohur në Shqipëri si “Hotel i Shpërndarë”) bën pjesë në tipologjinë e struktura...
31/03/2025

A e dini se “Albergo Diffuso” (tashme i njohur në Shqipëri si “Hotel i Shpërndarë”) bën pjesë në tipologjinë e strukturave akomoduese që mund të përfitojnë nga “Paketa e Maleve”?

Nëse zotëroni shtëpi, ambiente publike apo prona të tjera në zona malore dhe dëshironi të aplikoni në këtë skemë, mos hezitoni të na kontaktoni!

Së bashku mund të eksplorojmë mundësitë që ofron “Paketa e Maleve” për të zhvilluar akomodimin turistik, për të nxitur ekonominë lokale dhe për t’i sjellë vizitorëve një përvojë unike të mikpritjes shqiptare.

Kur flasim per rastet reale se si Albergo Diffuso mund te krijoje ekonomi ne nje zone te braktisur, mund te sillen shume...
16/03/2025

Kur flasim per rastet reale se si Albergo Diffuso mund te krijoje ekonomi ne nje zone te braktisur, mund te sillen shume raste nga bota. Ja nje prej tyre qe vjen nga Italia.

Për 50 vjet, familja Cameli-Raggi e ka bërë Portico di Romagna, më pak se 300 banorë, një qendër mikpritjeje dhe gastronomie që rrit Apennines. Dhoma të krijuara në ndërtesat antike të qendrës historike dhe kuzhinës që riinterpreton traditën me idetë ndërkombëtare
Restoranti dhe Albergo Diffuso Al Vecchio Convento në Portico di Romagna

@ Investment CorporationPartners Albania for Change and DevelopmentMinistria e Turizmit dhe MjedisitMinistria e Ekonomisë, Kulturës dhe InovacionitGiancarlo Dall'AraGramos OsmaniOlsi PengiliBrunilda LicajIlva GjuziHerida Duro

Storia del borgo di 300 anime tenuto in vita grazie ad un ristorante e ad un albergo diffuso

20 Vjet Albergo Diffuso: Një Udhëtim mes të Shkuarës, të Tashmes dhe të Ardhmes 🌍🏡👣 Nga e kaluara tek e ardhmja:Dje: “Nj...
18/02/2025

20 Vjet Albergo Diffuso: Një Udhëtim mes të Shkuarës, të Tashmes dhe të Ardhmes 🌍🏡

👣 Nga e kaluara tek e ardhmja:
Dje: “Një hotel horizontal, ku çdo shtëpi është një dhomë.”
Një model vizionar që i rikthente jetë fshatrave/qytezave të vogla dhe u ofronte udhëtarëve një qëndrim si “banorë të përkohshëm”.

Sot: “Një hotel i padukshëm, ku mikpritja shkrihet me jetën e fshatit/qytezës.”
Një formulë e suksesshme që bashkon autenticitetin, mbrojtjen e trashëgimisë dhe turizmin e qëndrueshëm e rigjenerues.

Nesër: “Një mikpritje që transformon. Në të ardhmen, Albergo Diffuso do të dijë t’i bashkojë teknologjinë dhe traditën, duke ofruar relax.
Duke ofruar marrëdhënie dhe përvoja unike në zemër të komunitetit.

18/02/2025

Did you know that the Albergo Diffuso model is now recognized by law in Albania?
This legal recognition supports the expansion of the Albergo Diffuso model in Albanian villages, emphasizing criteria such as authenticity, horizontal structure, promotion of local values, and community involvement. This development aligns with the new law’s objectives to ensure fair competition and promote sustainable development in the tourism sector.
At Helvetas, we are happy to share with you our know-how and expertize. Check out our business case and brochure to learn more on how to establish an https://risialbania.al/publications/job-creation/tourism-we-would-like-to-share-with-your-our-know-hows-business-models
A e dini se modeli Albergo Diffuso tani është i njohur ligjërisht në Shqipëri?
Kjo njohje ligjore mbështet zgjerimin e modelit Albergo Diffuso në fshatrat shqiptare, duke theksuar kritere si autenticiteti, struktura horizontale, promovimi i vlerave lokale dhe përfshirja e komunitetit. Ky zhvillim përputhet me objektivat e ligjit të ri për të siguruar konkurrencë të drejtë dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm në sektorin e turizmit.
Për më shumë lexoni: https://risialbania.al/alb/publikime/krijimi-i-vendeve-te-punes/turizem
RisiAlbania is a project of the Swiss Agency for Development and Cooperation SDC, implemented by Helvetas and Partners Albania.
A.D Balkan

Të dashur miq, bashkëpunëtorë dhe donatorë,✨ Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe besimin tuaj gjatë këtij viti 💛....
24/12/2024

Të dashur miq, bashkëpunëtorë dhe donatorë,

✨ Faleminderit nga zemra për mbështetjen dhe besimin tuaj gjatë këtij viti 💛. Viti 2025 do të jetë i veçantë, pasi do të zgjerojmë modelin e Albergo Diffuso 🏘️ duke shtuar struktura të reja në Shqipëri dhe Ballkan 🌍, duke kontribuar në rigjallërimin e komuniteteve lokale 🤝 dhe zhvillimin e qëndrueshëm 🌱.

🎄 Ju urojmë Gëzuar Festat dhe një Vit të Ri plot suksese, paqe dhe mundësi të reja! 🌟

Me mirënjohje,
A.D Balkan 💼

Dear friends, collaborators, and supporters,

✨ We sincerely thank you for your support and trust throughout this year 💛. 2025 will be a special year as we expand the Albergo Diffuso model 🏘️ by adding new structures in Albania and the Balkans 🌍, contributing to the revitalization of local communities 🤝 and sustainable development 🌱.

🎄 Wishing you Happy Holidays and a New Year filled with success, peace, and new opportunities! 🌟

With gratitude,
The A.D Balkan team 💼

Cari amici, collaboratori e sostenitori,

✨ Grazie di cuore per il vostro supporto e la fiducia durante questo anno 💛. Il 2025 sarà un anno speciale, in cui espanderemo il modello di Albergo Diffuso 🏘️ aggiungendo nuove strutture in Albania e nei Balcani 🌍, contribuendo alla rinascita delle comunità locali 🤝 e allo sviluppo sostenibile 🌱.

🎄 Vi auguriamo Buone Feste e un Nuovo Anno pieno di successi, pace e nuove opportunità! 🌟

Con gratitudine,
Il team di A.D Balkan💼

e Turizmit dhe MjedisitAlbanian Investment CorporationAssociazione Nazionale Alberghi DiffusiEmbassy of Switzerland in AlbaniaMirela Kumbaro FurxhiBrunilda Licaj Giancarlo Dal'Ara Sorci Kruja Albergo Diffuso

Kruja Albergo Diffuso– Një Model i Suksesshëm i Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri 🌟Kruja Albergo Diffuso është përfshi...
14/12/2024

Kruja Albergo Diffuso– Një Model i Suksesshëm i Turizmit të Qëndrueshëm në Shqipëri 🌟

Kruja Albergo Diffuso është përfshirë me krenari në Kalendarin e vitit 2025 me tematikë "Turizmi i Qëndrueshëm në Shqipëri", realizuar dhe prezantuar nga Ambasada e Zvicrës në Shqipëri me rastin e festave të fundvitit.

Ky model i hotelerisë së shpërndarë, i njohur për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe mbështetjen e komuniteteve lokale, është zhvilluar me ndihmën e donatorëve zviceranë si RisiAlbania dhe Helvetas, dhe në konsultim me A.D Balkan.

Kruja Albergo Diffuso përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt turizmit të qëndrueshëm, duke shërbyer si shembull për zhvillimin e projekteve të ngjashme në të gjithë Shqipërinë.

Ministria e Turizmit dhe MjedisitEmbassy of Switzerland in AlbaniaRISIAlbaniaHelvetas SchweizGiancarlo Dall'Ara@follower

Jemi krenarë të ndajmë lajme të bukura!Brunilda Licaj, përfaqësuese e A.D. Balkan, mori pjesë si paneliste e ftuar nga M...
14/12/2024

Jemi krenarë të ndajmë lajme të bukura!

Brunilda Licaj, përfaqësuese e A.D. Balkan, mori pjesë si paneliste e ftuar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në forumin e organizuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare: "Raise to the Challenge" – Forumi i Biznesit.

Gjatë këtij forumi, Licaj prezantoi punën e realizuar për implementimin e konceptit të hotelerisë së shpërndarë në Shqipëri. Si rast suksesi, u soll në vëmendje projekti i A.D. Kruja, i cili tashmë është njohur ndërkombëtarisht dhe është prezantuar me krenari në National Geographic. Ky model inovativ ka treguar potencialin e madh të Shqipërisë për të ofruar eksperienca unike në turizëm.

Në bashkëpunim me donatorin RisiAlbania, organizatën Helvetas, dhe Ministrinë e Turizmit, është përgatitur kuadri ligjor për kriteret e këtij koncepti. Ndërkohë, po vijon puna për zgjerimin e këtij modeli në zona të tjera të Shqipërisë, projekte që pritet të konkretizohen në muajt e ardhshëm.

Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit dhe për të sjellë një përvojë të veçantë për vizitorët në vendin tonë. 🇦🇱✨
Albanian Investment Corporation
RISIAlbaniaMinistria e Turizmit dhe MjedisitEmbassy of Switzerland in AlbaniaHelvetas SchweizKruja Albergo Diffuso@Giancarlo Dall Ara

AD Balkan e perfaqsuar nga Znj. Brunilda Licaj, nën mbështetjen e RISIAlbania Partners Albania for Change and Developmen...
08/11/2024

AD Balkan e perfaqsuar nga Znj. Brunilda Licaj, nën mbështetjen e RISIAlbania Partners Albania for Change and Development vazhdoi udhëtimin për të promovuar modelin inovativ të biznesit, Alberghi Diffusi, me diskutime në tryeza të rrumbullakëta në Përmet dhe Himarë. Qëllimi ishte rritja e ndërgjegjësimint dhe inkurajimit të komunitetit për të investuar në këtë model i cili tashmë njihet ligjërisht prej prillit 2024.

Alberghi Diffusi (AD) është më shumë se një strukturë e re akomodimi. Ai përfaqëson një model të zhvillimit të produktit turistik të qëndrueshëm. Duke përdorur ndërtesat ekzistuese të fshatit, AD jo vetëm që ofron përvoja unike dhe autentike të akomodimit, por gjithashtu promovon ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore. Ky model mbështet ekonomitë lokale, inkurajon punësimin e të rinjve dhe nxit rritjen e qëndrueshme në turizëm.
Takimet në Përmet dhe Himarë theksuan potencialin e Alberghi Diffusi për të rigjallëruar fshatrat historike dhe për të promovuar turizmin e qëndrueshëm gjatë gjithë vitit.
Faleminderime të veçanta për Bashkinë e Përmetit dhe Himarës, AD Kruja si dhe Bashki të Forta për sinergjinë.

Ky model fuqizon autenticitetin lokal, punësimin e të rinjve dhe rritjen e qëndrueshme. Nëse jeni të interesuar të dini më shumë rreth AD, mos hezitoni të na kontaktoni!
Dall'Ara Kruja Albergo Diffuso

# Sustaibable Tourism

Swiss Agency for Development and Cooperation Helvetas
Partners Albania for Change and Development Bashki të FortaBashkia Himarë

01/11/2024
Javë intensive takimesh dhe vizitash vlerësuese në destinacione për implementimin e konceptit Albergo Diffuso- Hotel i S...
14/10/2024

Javë intensive takimesh dhe vizitash vlerësuese në destinacione për implementimin e konceptit Albergo Diffuso- Hotel i Shpërndarë.

A.D Balkan ( shoqëria e konsulencës e cila si objekt të saj ka implementimin e modelit Albergo Diffuso), ka realizuar ditët e fundit një sërë takimesh në lidhje me plotësimin e bazës ligjore për përfshirjen e këtij koncepti në realitetin shqiptar dhe vlerësimin e punës së deritanishme në destinacionet shqiptare.
Në këtë kuadër Zv. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Znj. Ilva Gjuzi dhe përfaëqësues të Ministrisë, pritën në takim përfaqësues të Risi Albania Znj. Edlira Muhedini, Z. Mirtjon Mita,përfaqësuesit e A.D Balkan Prof. Giancarlo Dall’Ara dhe Znj. Brunilda Licaj Takimi u fokusua në implemetimin e konceptit dhe përfshirjen e kritereve dalluese në aktet nënligjore të cilat priten të shoqërojnë implementimin e ligjit.
Në ditët e tjera, ekipi i A.D Balkan, realizoi takimeve informuese dhe vlerësuese në destinacione të ndryshme, ku sipërmarrës kanë marr përsipër të zbatojnë këtë koncept, duke rivleresuar serisht A.D Kruja dhe rolin e Olsi Pengili

Projekti, mbështetet nga RisiAlbania nën kordinimin e Brunilda Licaj dhe me pjesëmarrjen e Prof. Giancarlo Dall’Ara.
Albergo DiffusoRISIAlbaniaAssociazione Nazionale Alberghi Diffusi

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when A.D Balkan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share